Një sherr mes dy profesorëve ka ndodhur në fakultetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Siç merr vesh Klankosova.tv, profesor Shkëlqim Millaku po dyshohet se e ka kanosur një profesoreshë.
Sipas informacioneve tw para, dyshohet se rasti ka ndodhur pwr shkak tw disa proceseve tw brendshme nw fakultet.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren, të cilët për Klankosova.tv, kanë bërë të ditur që me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetimi.
“Ankuesja F/SH/K raporton rastin për një kërcenim nga kolegu i saj M/SH/K te cilët janë punonjës ne Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Patrulla policore u është përgjigjur rastit dhe te njëjtët viktimën e rastit e kane shoqëruar për ne stacionin policor Prizren për intervistim. Lidhur me rastin është informuar hetuesi kujdestar i cili ka informuar Prokurorin e shtetit dhe me urdhër te tij iniciohet rast. Rasti dërgohet për hetime te mëtutjeshme”, bën të ditur policia.
Klani ka kontaktuar profesorin, por i njëjti dhe pse e ka mohuar, ka nënkuptuar që ka pasur diçka, duke deklaruar qe kolegia e ka humbur procesin.