Live

EKSKLUZIVE ME XHAVIT HALITIN, ai i bën një lexim të gjatë momentumit politik, dialogut Kosovë -Serbi, i thotë Kurtit të mos i provokojë zgjedhjet e reja shkaku i dialogut

14:43 / 16 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Gazetari: ÇLIRIM QERIQI


Deputeti i PDK-së, protagonisti i rëndësishëm politik i shumë ngjarjeve, Xhavit Haliti në një intervistë ekskluzive për Kosova.Live ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Halitit beson situata në botë ka ndryshuar dhe po i bën përshtypje angazhimi i të gjithëve për më e përmbyllë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për mua procesi ka qenë i mbyllur por është hapur aksidentalisht sepse ne kemi pasur një proces të përmbyllur edhe në Marrëveshjen e Brukselit edhe në Rambuje edhe në Marrëveshjen e Kumanovës, gjithçka çka ka filluar për së dytë për mua ka qenë e deklaruar se gabim. Sidoqoftë, situate në tërë botën ka ndryshuar, ka ndryshuar fuqia e Rusisë që ka qenë problem i madh për ne. Por, ajo që po më bën mua përshtypje angazhimi i të gjithëve për më e përmbyllë problemin mes Kosovës dhe Serbisë, çështje që duhet të përfundoj sipas deklarimeve të BE-së, ShBA-së dhe Britanisë së Madhe me njohjen reciproke. Tani Serbia po i reziston kësaj njohje dhe unë po besoj se nuk e kanë ndërmend në njëfarë mënyre të na njohin por të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar Serbia i ka obligim të i realizoj. Interesi i gjithë aleatëve tonë strategjikë është që ne të arrijmë një marrëveshje edhe të integrohemi në Bashkimin Evropian si dy vende fqinje, si një pjesë e bashkuar apo e ndarë por e pa përçame e Ballkanit në Bashkimin Evropian. Gjithë ky faktorizim këto momente, kanë një domethënie të madhe sepse kanë filluar beteja që kanë qenë ndoshta të paparashikueshme për neve dhe po uroj që të përfundoj sa më shpejtë që të është e mundur”, tha deputeti Haliti.  

Tutje, ai foli për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Dialogun, në këtë proces e organizojnë të fuqishmit. Asnjëherë kufijtë shqiptarë, as marrëveshje e mëdha nuk janë bërë mes nesh dhe fqinjëve. Kufinjt i kanë caktuar fuqitë e mëdha dhe po besoj që edhe tash fuqia e tyre ka për të dominuar. Ne duhet të jemi të përgatitur për detajet, për shembull, ne po shkojmë me fjalë të mëdha, por ne i kemi 23 vërejtje që I ka dhënë marrëveshjës për asociacionit , por ne duhet të shohim se a mund të bëjmë lëshime në ndonjërin prej tyre dhe unë kam një parim, unë mendoj se nuk ka marrëveshje të keqe, ashtu siç nuk ka marrëveshje të mirë , nuk ka marrëveshje mesatarisht të mirë por ka marrëveshje të pranueshme dhe marrëveshje të papranueshme dhe kjo marrëveshje është deklaruar e papranueshme sa i përket asociacionit nga Gjykata Kushtetuese dhe ne duhet të negociojmë me partnerët tanë dhe me Serbinë, që marrëveshja të bëhet e pranueshme. Për t’u bërë e pranueshme duhet që vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese të mirren parasysh”, u shprehë deputeti i PDK-së.

Haliti komentoi angazhimin e kryeministrit Kurti në dialog dhe rrezikun për humbjen e mbështetjes nga ShBA dhe BE.

“Po tani ne jemi në opozitë dhe Qeveria, respektivishtë kryeministri i Kosovës, zotëri Kurti ai ka bërë takime të herë pas hershme me faktorë të rëndësishëm të kësaj çështje, qoftë me presidentin e Serbisë, qoftë me faktor dhe delegacionet që kanë ardhur nga ShBA dhe BE. Po, z.Kurti e ka vështirë se ka premtuar diçka tjetër dhe i ka dal ndryshe situata, andaj për t’u bërë faktorë duhet të jesh edhe i fuqishëm, planin ushtarak dhe atë ekonomik. Unë po e marr shembull Tajvanin. Ne duhet ta kemi parasysh se Tajvani ka qenë i njohur nga OKB dhe është fuqi mjaftë e madhe ushtarake dhe ekonomike dhe e ka mbrojtjen e ShBA-së por tani fuqi është Kina. Kina është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Dua të them se nëse ne nuk bashkëpunojmë me dy faktorë tepër të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për t’i vendosur kornizat e një marrëveshje të qëndrueshme, siç janë ShBA dhe BE, ne do të fillojmë me e humb mbështetjen që e kemi pasur deri më tani. Humbja e mbështetjes që e kemi pasur deri tash nëse fillon atëherë është keq për ne”, theksoi deputeti.

Xhavit Haliti komentoi debatin mes kryeministrit Kurtit dhe ambasadorit amerikan në Beograd, Hill.

“Ne jemi në opozitë dhe tavolinat I sheh kryeministri dhe ata që janë protagonistë por duhet lexuar deklaratat e diplomacisë evropiane dhe amerikane, duhet t’i lexojmë mes rreshtave dhe duhet t’i lëxojmë vërtet ato që i deklarojnë se çka po duan. Unë mendoj se ata janë të shqetësuar për njëfarë rezistence pa mbulesë të Qeverisë së Kosovës por uroj që Qeveria e Kosovës të jetë në nivel të detyrës të bashkëpunoj, jo për të dëmtuar Kosovën kuptohet se nuk janë për atë punë, por për t’i diskutuar alternativat që japin faktorët ndërkombëtar. Unë i lexova komentet që i bën lidhur me deklaratat e ambasadorit, Chris Hill në Beograd dhe ambasadori këtu. Duhet ta keni parasysh edhe ju si gazetarë që zotëri Chris Hill në Beograd është një diplomatë i rryer. Unë kam pasur kontakte të rregullta me të, kemi biseduar dhe ndonjëherë jemi keqkuptuar por tani ai është ambassador në Serbi dhe tash ambasadori i ShBA-ve në Serbi nuk shkon me qëndrime armiqësore por shkon t’i përmirësoj marrdhëniet e ShBA-ve me Serbinë dhe për të krijuar raporte do të thoja miqësore, ai e ka për detyrë me u deklaru sipas interesave të ShBA-ve që i ka në Serbi, ndërsa në Kosovë e kemi ambasadorin tjetër i cili interesat dhe raportet ndërtohen përmes tij.”, u shprehë ai.

Deputeti Kosovar beson që marrëveshjen përfundimtare e kanë lexuar dy palët.  

“Unë po besoj që marrëveshjen e kanë lexuar dhe e kanë analizuar, nuk e di qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, është e vështirë me i rezistu apo kundërshtuar, ajo që do të ishte e mundshme dhe nuk do të ishte e mirë, pa marrë parasysh që unë po flas nga pozita e një politikani në opozitë por nuk do të ishte e mirë që me sillë situatën dhe fajësu opozitën. Nuk është mirë me i provokuar zgjedhjet e reja dhe me humbë kohë 6 muaj sa I përket negociatave, sa i përket problemeve të brendshme është diçka tjetër.”, tha Haliti.

Deputeti kosovar për Kosova.Live në fund kërkoi nga Kurti që të bashkëpunoi me opozitën për dialog dhe jo t’i thërras në biseda si nxënësit para mësuesit.  

“Po unë po besoj që ekziston, ai është publik realisht. Krijimi i besimit mes Serbisë dhe Kosovës dihet cili është. Është asociacioni që duhet ta bëj statutin e tij, Qeveria duhet të filloj ta zbatoj këtë çështje por jo sipas nënshkrimit që është bërë në Bruksel por në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Serbia e ka obligimin tjetër shumë të rëndësishëm që të mos e pengoj Kosovën të bëhet pjesë e institucioneve ndërkombëtare dhe t’i zbatoj marrëveshjet që janë nënshkruar. Ju i keni parë provokimet e Vuçiqit që i ka bërë për institucionet e ndërtuara me mund nga Eulexi dhe Kosova bashkarisht, duke negociuar në nivelet më të larta të mundshme për veriun e Kosovës. A kërcënoi Vuçiqi se do t’i tërheq forcat e policisë dhe gjykatësat, do t’i shuaj gjykatat në veri, nuk do të njohë asnjë marrëveshje nga dosja, domethënë që mundi 10 vjeçarë për të vendosur një kontrollë përafërsisht aq sa është e mundshme në gjithë territorin e Kosovës. Duhet ta kemi parasysh se ne kemi mbrojtjen e KFOR-it, por KFOR-i nuk hynë në luftë nëse ne bëjmë avantura, për avantura tona nuk hynë KFOR-i në luftë dhe nuk është mirë që të provohet asnjë situatë e cila mund të ëskalojë raportet mes dy vendeve. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të shkojmë të përgatitur në bisedime, prandaj duhet të bisedojmë dhe jo duke i thirrur opozitën si nxënësat para profesorit për t’u pyetur por duhet me u ulë për të biseduar shtruar problemet që i kemi dhe si duhet t’i zgjedhim. Nuk është e lehtë, por ne duhet të punojmë për t’i dhënë shansin edhe Serbisë edhe Kosovës që jemi pjesë e Evropës”, përfundoi Xhavit Haliti.

Dje u zhvillua një takim i papritur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak në Prishtinë. Pas takimit , emisari tha se nuk ka kornizë të re të dialogut përkundër raportimeve të shumta./Kosova Live/

Shpërndaje në

U Kopjua