Artur Meçollari, ekspert sigurie, komentoi në “Balkan Talks” mbi deklaratat që Presidenti Trump ka bërë ndaj Kosovës dhe Serbisë, për të cilat ai e quan veten një ndërmjetues dhe parandalues i konflikteve të mundshme ndaj dy vendeve.
Meçollari thekson se Serbia ka kapacitet për kërcënime ndaj Kosovës, por nuk mund ta kalojë në akte veprimi.
Sipas tij, Kosova ka mbrojtje të fortë, dhe si rrjedhojë, Serbisë do t’i duhet të përballet dhe me Amerikën nëse kryen veprime lufte.
“Mendoj se Serbia sot ka kapacitete dhe ka qëllim për të kryer një luftë konvencionale. Kërcënimin jo konvencional e ka bërë dhe në të kaluarën, mund të përmend rastin e Banjskës që ishte agresion, goditjen e kanaleve të ujit. Ekziston qëllimi që Serbia të destabilizojë Kosovën, se cila është forma jo konvencionale apo e jo konvencionale, është diçka tjetër.
Serbia sot e ka të pothuajse të pamundur pasi siguria e Kosovës garantohet nga KFOR-i.
Nëse Serbia kryen një akt lufte kundër Kosovës, Amerika është automatikisht në luftë me Serbinë për shkak se garancia është KFOR, që është pjesë e NATO-s”, tha eksperti Meçollari.