Elon Musk është përplasur me ministrin e Jashtëm polak, Radosław Sikorski, lidhur me financimin e Starlink në Ukrainë. Debati nisi pas një postimi të Musk, ku ai theksoi se pa Starlink, Ukraina nuk do të ishte në gjendje të luftonte kundër Rusisë.
Ky deklarim nxiti reagimin e ministrit polak, i cili sqaroi se Polonia paguan rreth 50 milionë dollarë në vit për shërbimin e Starlink në Ukrainë.
“Starlinks për Ukrainën financohen nga Ministria Polake e Dixhitalizimit me një kosto prej rreth 50 milionë dollarë në vit. Nëse SpaceX rezulton të jetë një ofrues jo i besueshëm, ne do të detyrohemi të kërkojmë alternativa të tjera,” shkroi Sikorski në rrjetet sociale.