Live

Emërohet pasuesi i Escobarit, Alexander Kasanof

15:45 / 22 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Alexander Kasanof është emëruar nga Departamenti amerikan i Shtetit, për ta zëvendësuar Gabriel Escobarin, përcjell Reporteri.net.

Alexander Kasanof, siç njofton DASH-i, nga e premtja e 19 korrikut është Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Ballanin Perëndimor si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike.

Kasanof ka shërbyer më parë si Asistent Ekzekutiv i ish Nënsekretares për Çështjet Politike Victoria Nuland dhe ushtrues i detyrës së Nënsekretarit për Çështjet Politike John Bass. Ai ka shërbyer jashtë shtetit në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë, siç thuhet në web-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit.

DASH tregon se ai ka marrë çmimin James Clement Dunn për ekselencë për punën e tij si Këshilltar Politik në Ambasadën e SHBA-së në Kyiv gjatë Revolucionit Maidan dhe pushtimit të mëvonshëm të Rusisë në Ukrainë.

Shpërndaje në

U Kopjua