Live

Emigrantët në Kanada po humbin të drejtën për të punuar për shkak të vonesave

14:46 / 21 Prill 2025

Nga Kosova Live

Emigrantët në Kanada po përballen me pritje të gjata për rinovimin e dokumenteve të punës, duke rrezikuar të humbasin statusin ligjor.

Kjo i lë ata pa të drejtë pune, pa shërbime shëndetësore dhe shpesh nën mëshirën e punëdhënësve abuzues, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Koha e përpunimit të aplikimeve është trefishuar në më pak se dy vjet, ndërsa autoritetet kanadeze synojnë të ulin numrin e emigrantëve në vend.

Shumë prej tyre janë detyruar të largohen ose të jetojnë ilegalisht, duke rënë pre e mashtrimeve apo duke punuar në të zezë.

Shpërndaje në

U Kopjua