Endriti, djali ish-presidentit Hashim Thaçi, për zgjedhjet në Shqipëri është duke e mbështetur Edi Ramën, kryetarin e Partisë Socialiste.
Në një story në Instagram, ai theksoi se shqiptarët duhet të votojnë Ramën në zgjedhjet e 11 majit.
“Shqipëria, me Edi Ramën kryeministër, është vendi me zhvillimin më të madh ekonomik, turistik e kulturor në rajon”.
“Tani, me hapa të sigurt, po shkon drejt anëtarësimit në vitin 2030 në Bashkimin Evropian! Të dielën votoni për numrin pesë”, ka thënë Endriti.
Rama sot është duke mbajtur tubimin e fundit të fushatës zgjedhore.
