Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer në Samitin e Komitetit Politik Evropian tha se tani ky kontinent është në një epokë të re.
Tutje, ai shton se është punuar shumë për aleatët, pasi sipas tij, partneriteti është jetik për të arritur rimëkëmbjen e sigurisë.
“Jemi në një epokë të re, një epokë që karakterizohet nga luhatja, paqëndrueshmëria. Ne kemi intensifikuar shumë angazhimin tonë me aleatët tanë evropian, duke kuptuar që partneriteti është jetik për të arritur një rimëkëmbje të sigurisë. Kemi punuar për këtë aleancë anë e kënd Evropës. Është shumë e rëndësishme që ne jemi sot këtu”, u shpreh Starmer, transmeton Klankosova.tv.
“Kënaqësi që jam kryeministri i parë britanik që vij këtu dhe që punojmë në këtë Samit. Edi është nder të punoj me ju. Dhe tashmë kemi shumë sfida, emigracioni, po siguria. Ndërsa do të kemi edhe Samitin në Londër dhe sfida që do flasim këtu është një paqe e drejtë dhe të qëndrueshme”, tha mes të tjerash ai.
Ai foli edhe për presidentin rus, Vladimir Putinin, duke thënë se ai po tërheq gjatë zvarrë, derisa Ukraina është në rrugën e duhur.