Live

Eskalon Vuçiq: Kurti një “mbeturinë terroriste”

23:27 / 01 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

I pari i serbëve, Aleksandar Vuçiq ka folur sërish rreth zhvillimeve të fundit në vend, posaçërisht për angazhimin e Rashiqit në krye të ministrisë për kthim dhe komunitete.

Veç kësaj, Vuçiq komentoi edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, duke e apostrofuar si: mbeturinë terroriste.

Siç shkruan “Nova”, Vuçiq ka thënë se “bëhet fjalë për një qëndrim anti serb të treguar nga BE-ja dhe se ajo që ka bërë Albin Kurti (të cilin e quajti llum terrorist) meriton dënim”.

“Unë kam heshtur për muaj e vite, duke vuajtur marrëzi nga të gjithë në rajon dhe në botë. Ajo ‘llum terrorist’ duhet të kishte marrë dënimin e merituar të Bashkimit Evropian. Sigurisht që nuk e mori. Ai mori diçka që ndoshta askush nuk mund ta kuptojë. Dhe kështu sillen vazhdimisht, jo vetëm kanë shkelur normat e Marrëveshjes së Brukselit, të drejtën ndërkombëtare publike dhe të gjitha normat demokratike”, tha Vuçiq.

Shpërndaje në

U Kopjua