Live

Etrit Berisha gati të largohet përfundimisht nga Torino

12:12 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

E ardhmja e tij mbetet ende një mister, por sa vijnë edhe ulen shanset që ai të qëndrojë në Torino.

Fjala është për shtatlartin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili mesa duket është nxjerrë në merkato nga klubi i Serisë A.

Shenjat e para erdhën që në fund të vitit që lamë pas, teksa një deklaratë e portierit ku thoshte se kërkonte minuta ose do të shikonte një mundësi tjetër, trazuan disi ujërat. 33-vjeçari nuk ka luajtur në asnjë ndeshje zyrtare këtë sezon me Torinon, teksa është preferuar nga Juriç vetëm në disa miqësore.
Tashmë me ngjarjet e fundit duket se ndarja është e pashmangshme. Sipas mediave italiane, portieri është nxjerrë në merkato dhe për këtë arsye nuk ishte i grumbulluar në ekip gjatë ndeshjes së fituar 0-1 që piemontezët arritën ndaj Fiorentinës.

Në media kanë dalë disa alternativa për numrin një të Shqipërisë, teksa interes ka treguar edhe Rexhina me trajner Pipo Inzagin, ekip që pretendon të ngjitet në Serinë A.

Shpërndaje në

U Kopjua