Një moment i rrallë ku Donald Trump lavdëron Evropën!
Presidenti amerikan është pyetur edhe një herë për Ukrainën dhe se si mund të duket një marrëveshje me të.
“Ne do të bëjmë marrëveshje me të gjithë… duke përfshirë Evropën dhe vendet evropiane – dhe ata kanë vepruar shumë mirë… ata janë njerëz të mirë”, u tha ai gazetarëve, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Ai thotë se ka folur me katër kryeministra dhe pesë presidentë nga Evropa ditët e fundit.
Çuditërisht, pak momente përpara se ta thoshte këtë, presidenti tha se Evropa “duhej të kishte dhënë më shumë se ne” për financimin e Ukrainës.
Trump ka sulmuar vazhdimisht Evropën, duke pretenduar se ajo nuk ka paguar pjesën e saj të drejtë për të mbështetur Ukrainën dhe se kontinenti nuk shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen.