Live

Fenomeni TIKTOK i vetlëndimeve në shkolla, MASHT u nis udhëzime komunave

11:10 / 17 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë Inovacionit (MASHT) iu ka dërguar  të gjitha institucioneve arsimore në vend një shkresë rekomanduese për mobilizim në zbatimin e politikave për mbrojtjen e fëmijës.

Ky rekomandim është bërë me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të tekonologjusë të nxitura në platforma Tik-Tok.

“Siç  jeni në njohuri dhe siç  jemi duke u ballafaquar me shqetësimet e fëmijëve si pasojë e keqëpërdorimit të teknologjisë (rastet e vetëlëndimeve të nxitura në platforma Tik-Tok),jemi në kohën e domosdoshmërisë për zbatimin e politikiave të mbrojtjes së fëmijës, ashtu që fëmijët tanë të rriten të sigurtë dhe të mbrojtur nga rrethanat e dëmshme për zhvillimin e tyre”, thuhet në rekomandimin e MASHT-it për shkollat.

Në këtë rekomandim MASHT ka listuar disa nga disa nga ligjet e hartuara që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijës.

Më poshtë rekomandimet:

Shpërndaje në

U Kopjua