17 vjeçarja, Ajtene Koka, e cila u shpall e zhdukur nga familja e saj është vetëparaqitur dje në polici.
Ajo u raportua e zhdukur në orët e para të 2 majit.
Sipas deklaratës së nënës së saj, e mitura ishte larguar nga shtëpia më 02.05.2025, rreth orës 19:30, dhe nuk ishte kthyer më.
Policia është duke e hetuar rastin, për të kuptuar se ku ka qëndruar vajza, por bëhet e ditur se vajza ishte larguar për herë të tretë si shkak i përdorimit të substancave narkotike, raporton gazetarja korrespondente Qliresa Hasani.