Live

“Fetë erdhën e shkuan”, Lushtaku i reagon Kurtit: Islami do të vazhdojë të mbetet i rrënjosur në zemrat e njerëzve

17:05 / 05 Janar 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i ka reaguar kryeministrin Albin Kurti për deklaratën “Fetë erdhën e shkuan”.

Ai në një reagim në Facebook, thotë se është e kundërta e asaj që pretendon Kurti, duke shtuar se në historinë e kombit shqiptar sistemet politike, ideologjitë, partitë dhe liderët kanë ardhur dhe ikur, por jo dhe Islami.

Madje ai shton se është krenar që është shqiptar dhe që është mysliman.

Postimi i tij i plotë:

Reagim politik ndaj deklaratës

“Fetë erdhën e shkuan”

Është pikërisht e kundërta e asaj që pretendon Albin Kurti. Në historinë e kombit tonë, sistemet politike, ideologjitë, partitë dhe liderët kanë ardhur dhe ikur.

Por Islami, si pjesë e pandashme e identitetit dhe kulturës së shumicës dërmuese të shqiptarëve (93%), ka mbetur një shtyllë e përhershme që i ka mbijetuar çdo sfide.

Edhe Kurti dhe ideologjia që ai përfaqëson do të jenë një faqe e përkohshme në librin e historisë sonë, ndërsa Islami do të vazhdojë të mbetet i rrënjosur në zemrat e njerëzve, si frymëzim për moralin, drejtësinë dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë sonë.

Jam krenar që jam Shqiptar, krenar që jam Musliman, dhe krenar që jemi vëllezër me të krishterët, duke ndarë një tolerancë dhe respekt që shumë popuj e dëshirojnë. Ky është një virtyt që na bën unikë dhe na mban të bashkuar si komb!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...