Refuzimi i presidentes Vjosa Osmani që mos ta lejoj nënkryetarin e VV-së, Glauk Konjufca ta zëvendësoj kryetarin e VV-së, Albin Kurti në takim mes partive për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve, i ka nervozuar eksponentët e këtij subjekti.
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi duket se është “bajraktari” i sulmeve ndaj presidentes Osmani.
Rrustemi në Facebook ka kërkuar llogari nga presidentja se mbi çfarë baze ligjore dhe kushtetuese e ka refuzuar zëvendësimin e Kurtit me Konjufcën.
Sipas Rrustemit, Kurti ka bërë mirë që ka shkuar në drekë me ambasadorët e jo në takimin konsultues të presidentes.
REAGIMI I PLOTË:
Kryeministri Kurti nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht, andaj ai është dashur të peshojë: ta anulojë pjesëmarrjen e konfirmuar qysh para tri javësh në drekë me 21 ambasadorë, apo të shkojë aty dhe në vend të tij me partitë politike te Presidentja Osmani të shkojë nënkryetari i parë dhe kryeparlamentari Konjufca. Me të drejtë e ka përzgjedhur të dytën. Pyetja që duhet shtruar është: mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore Presidentja refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik (që është edhe Kryeministër) me nënkryetarin e parë (që është edhe Kryeparlamentar)?