Live

Fillon seanca, a do të përfundojë pa rezultat brenda pak minutash?

10:35 / 07 Maj 2025

Nga Kosova Live

Seanca e 12-të me radhë në tentativë për ta konstituuar Kuvendin, tashmë ka nisur.

Gjithë këto javë, VV nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për kandidaten që kanë propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

As propozimi i tyre për votim të fshehtë nuk ka kaluar.

Kujtojmë se Vetëvendosje i ka kërkuar marrëveshje LDK-së, por kjo e fundit ka refuzuar – duke kërkuar qeveri tranzitore mes partive parlamentare.

Shpërndaje në

U Kopjua