Ka nisur sërish përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, me rifillimin e seancës konstituive.
Kjo është hera e 13-të që po tentohet formimi i institucioneve pas zgjedhjeve të fundit. Seanca po udhëhiqet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, si më i moshuari në përbërje, ndërsa në detyrat ndihmëse është deputetja më e re, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në këtë seancë janë të pranishëm 113 deputetë.