Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas fitores së PS-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Nga paraburgimi, ai thotë se është pa fjalë përpara “kësaj vale të jashtëzakonshme mbështetjeje që fshiu çdo dyshim, çdo pretendim, çdo helm e çdo baltë që iu hodh Partisë Socialiste në këto katër vite”.
Tutje, Veliaj thotë në Facebook se shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij, raporton Klankosova.tv.
Më poshtë lexoni postimin e tij të plotë: