Live

Fjolla Morinës ia thyejnë veturën

21:22 / 16 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Këngëtares së njohur shqiptare, Fjolla Morinës, ia kanë thyer veturën.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, me anë të postimeve që ka ndarë.

Ajo ka publikuar pamjet në InstaStory, teksa shihet se ia kanë thyer njërin xham të makinës që ka.

“Allah në dorë tënde prej njerëzve psikopata e psikopate veç po pres edhe pak se me foto kam me të nxjer”, ka shkruar ajo.

Siç tregon këtë ia kanë bërë me qëllim dhe se artistja është në dijeni për personin.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë ndonjë detaj tjetër lidhur me ngjarjen.

Krahas kësaj, ka kohë që nuk ka qenë aktive në muzikë dhe të ketë sjell diçka për fansat.

Shpërndaje në

U Kopjua