Live

Florin Krasniqi flet për Qeverinë Kurti: Më e dobëta që nga çlirimi

15:16 / 17 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi e ka cilësuar qeverinë Kurti si qeverinë më të rrezikshme që prej çlirimit të Kosovës, duke thënë se kjo qeveri ka acaruar marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë duke rrezikuar kështu shtetësinë e Kosovës.

‘’Qeveria Kurti është qeveria më e dobët prej çlirimit të Kosovës. Unë qeverinë e PDK-së dhe LDK-së nuk i kam parë të rrezikshme pasi ato nuk i kanë acaru marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë, nuk e kanë acaru integritetin territorial të Kosovës, nuk kanë bo veprime që e kanë rreziku Kosovën si shtet, e kanë dëmtu por jo me rreziku. Ndërsa veprimet e Qeverisë Kurti e rrezikojnë shtetësinë e Kosovës’’, tha ai.

Ai tutje diskutoj edhe për çështjen në veri të Mitrovicës, ku tha se mënyra e vetme që të arrihet paqe me Serbinë është shkëmbimi i territoreve.

‘’E vetmja mënyrë për të arritur paqe me Serbinë është shkëmbimi i territoreve’’, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...