Live

FMN-ja thotë se tarifat paraqesin ‘rrezik të konsiderueshëm’ për ekonominë globale

07:50 / 04 Prill 2025

Nga Kosova Live

Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar tha mbrëmë se tarifat e reja “paraqesin qartë një rrezik të rëndësishëm për perspektivën globale në një kohë të rritjes së ngadaltë”.

Kristalina Georgieva tha se FMN-ja ende po shqyrton “imlikimet makroekonomike” të masave dhe theksoi nevojën për të shmangur veprimet që mund të dëmtojnë më shumë ekonominë globale, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tyre tregtarë që të punojnë në mënyrë konstruktive për të zgjidhur tensionet tregtare dhe për të reduktuar pasigurinë”, tha ajo.

FMN-ja është një organizatë globale me 191 vende anëtare.

Shpërndaje në

U Kopjua