Live

Franca është goditur nga tërmeti

07:58 / 19 Mars 2025

Nga Kosova Live

Franca është prekur nga një tërmet me magnitudë 4.1 afër zonës pranë qytetit francez, Nicë.

Lajmi vjen nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Sipas të dhënave, tërmeti ndodhi 16 kilometra në veri të Nicës, ku jetojnë rreth 340,000 banorë, ka shkruar Albinfo, përcjell Gazeta Sinjali.

Deri më tani, nuk është raportuar për dëme materiale.

Shpërndaje në

U Kopjua