Live

Francë: Djali dyvjeçar vdes pasi gëlltiti një kokërr rrush

16:38 / 10 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një djalë dyvjeçar ka vdekur në Francë pasi hëngri një kokërr rrush.

Sipas raportimeve në media atje, djali i cili do ta festonte ditëlindjen e tretë më 15 prill, ndërroi jetë të hënën në mbrëmje pasi pësoi një arrest kardio-respirator ndërsa u mbyt me rrushin në Suresnes, transmeton Klankosova.tv.

Prindërit thirrën shërbimet e urgjencës për të raportuar se fëmijë i tyre kishte gëlltitur rrushin, por kur mburriten, e gjetën djalin në arrest kardiorespirator.

Përpjekjet për të ringjallur djalin nga shërbimet e urgjencës zgjatën më shumë se një orë, përpara se ai të vdiste rreth orës 21:30 në shtëpinë e prindërve të tij.

Shpërndaje në

U Kopjua