Live

FSK viziton FARSH-in, rikonfirmohet bashkëpunimi ndërmjet dy ushtrive

14:37 / 21 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, një delegacion nga Komanda e Logjistikës së FSK-së, kryesuar nga koloneli Mehmet Lladrovci, realizoi një vizitë zyrtare pranë Komandës Mbështetëse dhe strukturave vartëse të saj në FARSH.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime në fushën logjistike, ku u pritën nga komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Aleksandër Pando dhe stafi i tij dhe në fushën shëndetësore, ku u pritën nga zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore Gjeneral Brigade Vehbije Kuti dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor të FARSH, nënkolonel Marinela Mjeda, transmeton Klankosova.tv.

“Në kuadër të këtyre takimeve delegacioni nga FSK u informua në detaje rreth strukturës, kapaciteteve logjistike dhe atyre shëndetësore të FARSH-së, si dhe biseduan për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave duke rikonfirmuar përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy ushtrive”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua