Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thirrur një takim konsultativ me partitë politike të premten e 15 majit, në funksion të përpjekjeve për zhbllokimin e situatës në Kuvend.
Takimi me partitë shumicë mbahet me fillim nga ora 13:00, ndërkaq takimi me partitë joshumicë mbahet me fillim nga ora 15:00, raporton KlanKosova.
Osmani ka ftuar partitë për konsultime, pasi që as 15 tentativave nuk është arritur konstituimi i Kuvendit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të nisë në orën 10:30.