Kryetari i Listës “IDEAL”, Nuredin Lushtaku do të garojë në zgjedhjet lokale 2025 si kandidat për kryetar të Skenderajt. Ai në një prononcim shprehet i bindur se do të fitojë.
Lushtaku pret përkrahje edhe nga ish-kreu i Skenderajt, Bekim Jashari.
“Po do të kandidoj me iniciativën “Ideali”, besoj që do ta kem edhe përkrahjen e Bekim Jasharit. Mos me mendu që e fitojmë nuk kandidojmë hiç”, theksoi Lushtaku për Frontonline.