Live

Gati e trefishoi shpejtësinë, gjobitet me 300 euro shoferi në Ferizaj

15:35 / 11 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h në Ferizaj.

Për këtë kundërvajtje, E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj, transmeton Klankosova.tv.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë në njoftimin për media rreth këtij rasti se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për të siguruar respektimin e ligjeve në komunikacion dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Shpërndaje në

U Kopjua