Live

Gazetari shqiptar nga Turqia: Në zonën që ra tërmeti ka armë nukleare, është bazë e NATO-s

08:44 / 07 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Abdylvehab Ejupi, është një nga gazetarët e pakët shqiptarë në Turqi. Ai punon për televizionin turk ‘TRT’, nga ku ka treguar gjëndjen alarmante që po përjeton vendi pas tërmeteve të fuqishme. Mbi 12 milionë banorë sipas gazetari janë duke qendruar në qiell të hapur për shkak të shembjes ose dëmtimit të banesës.

Epiqendra e tërmetit, sipas Ejuqit, është në një qytet me ndërtime të vjetra dhe jo shumë cilësore. Sipas tij, kjo mendohet të jetë edhe arsyeja se përse shumë ndërtesa janë shembur, ndërsa ndërtimet e reja kanë qendruar në këmbë. Ekipet e kërkim-shpëtimit sipas gazetarit shqiptar po punojnë papushim, ndonëse shancet për të mbijetuarit bëhen edhe më të vështira.

“Çdokush ka një familjar nën rrënoja.Çdo sekondë e kaluar ul shpresën për të mbijetuar. Pamjet janë si të filmave post apokaliptik, fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që njerëzit në Turqi ndjejnë. Është zona më pak e zhvilluar. Vetëm 15 vitet e fundit ka filluar të zhvillohet.

Të gjitha operacionet ushtarake edhe në Irak, edhe në Siri, janë zhvilluar nga ajo zonë. Aty është baza e NATO-s. është zonë shumë e ndjeshme edhe në aspektin atomik, aty ka armë nukleare. Përveç faktorik sizmik, është dhe ai gjeopolitik që ka ndikuar” – tha gazetari në një intervistë për “Top Story”./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua