Live

Gazi lotsjellës në Kuvend, Sveçla me kolegë dalin para gjykatës

10:10 / 22 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Në Pallatin e Drejtësisë ka nisur seanca për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 21 mars të vitit 2018.

Të pranishëm janë Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Salih Zyba e Drita Millaku.

Seanca e kaluar, ajo e 2 korrikut të këtij viti, nuk u mbajt për shkak të mosprezencës së Pacollit, raporton Klankosova.tv.

E njëjta kishte shkruar në Facebook duke pretenduar se nuk ka pranuar ftesë zyrtare nga Gjykata e Prishtinës për mbajtjen e seancës me atë datë.

“Gjykata e ka adresën time të banimit dhe e di saktësisht ku banoj. Nëse vërtet kanë dërguar një ftesë dhe nuk më kanë gjetur në shtëpi, është obligim ligjor i shërbimit policor apo postës që të lënë një njoftim për praninë e tyre, qoftë për të caktuar një datë tjetër, qoftë për të më njoftuar që të paraqitem në gjykatë”, pati ka shkruar Pacolli.

Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacollit, Zybës e Millakut është ngritur më 26 korrik, 2019, pasi, sipas Prokurorisë, thuhej se hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe të gjithë deputetët ishin detyruar ta lirojnë sallën.

Shpërndaje në

U Kopjua