Live

Gazmend Muhaxheri tregon se a do ta lë postin e kryetarit të Pejës për deputet

20:08 / 20 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili kandidoi për deputet në listën e LDK’së ka marrë votat e mjaftueshme për të shkuar si deputet në Kuvend.

Por, ai ka thënë se nuk do ta lë postin e kryetarit për deputet në Kuvend.

“Jo nuk shkoj për deputet, i kam kry punët me deputet kaherë, mbes për kryetar të Pejës”, ka thënë ai.

I Pyetur se pse ka kandiduar t meqë nuk do të pranoj të bëhet deputet, Muhaxheri tha se ka qenë vendim i Këshillit të Partisë.

“Na ka qitë këshilli i përgjithshëm i partisë, ka vendos me i qitë kryetarët ngarë për me i rritë votat”.

Ai tha se në Pejë i  ka përmbush objektivat që ia ka vendosur partia.

“Na e kemi arritë në Pejë objektivin që na ka caktu partia. Në Pejë e kemi realizuar 110%”, tha ai në një prononcim për Kosovalive.

Shpërndaje në

U Kopjua