Live

Gërxhaliu: Rritja e çmimeve të naftës do të sjellë inflacion të heshtur në Kosovë

20:55 / 23 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka paralajmëruar rritje të çmimeve të naftës në Kosovë si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, veçanërisht mes Izraelit dhe Iranit.

Sipas tij, Kosova është ndër vendet më të varura nga importi, prandaj çdo zhvillim global ndikon drejtpërdrejt në ekonominë vendore.

“Sa më shumë që importojmë, aq më shumë po importojmë edhe inflacion. Kjo do të reflektohet jo vetëm në çmimet e naftës, por në të gjitha produktet dhe shërbimet e përditshme”, tha Gërxhaliu për Tëvë1.

Ai theksoi se rritja e çmimeve do të ndjehet veçanërisht nga qytetarët me të ardhura të ulëta, pasi fuqia blerëse në vend është e kufizuar dhe pagat mbesin të ulëta në raport me koston e jetesës.

Shpërndaje në

U Kopjua