Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24-orëve në Gjakovë.
Rastet kanë ndodhur ditën e djeshme, ku disa prej të dyshuarve janë arrestuar ka bërë të ditur policia përmes raportit, transmeton Klankosova.tv.
“Gjakovë 21.05.2025, 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat pas një mosmarrveshje ishin përleshur në mes vete. Të dyshuarat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë 21.05.2025, 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se I njëjti nën ndikim të alkoolit kishte filluar të bërtas dhe të thyej gjësende nëpër shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit mbahet në ndalim policor.
Gjakovë 21.05.2025, 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e kishte kanosur dhe kishte tentuar ta sulmoj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 21.05.2025, 22:00.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përdorues i narkotikëve i kishte shkaktuar dhunë psiqike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit mbahet në ndalim policor”.