Në dy aksidentet e sotme që ndodhën në Vragoli të Fushë Kosovës janë të përfshira gjashtë vetura.
Detaje për Klankosova.tv ka dhënë Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.
I njëjti tha se në njërin prej aksidenteve janë të përfshira dy vetura, ndërsa në tjetrin janë të përfshira katër vetura.
Krasniqi shtoi se ende saktë nuk dihet numri i të lënduarve, por kanë lëndime të lehta trupore.