Live

Gjendet drogë dhe një telefon në një tualet të burgut të Dubravës

10:45 / 12 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese Dubravë është gjetur 94 gramë subastancë narkotike e llojit marihuanë, si dhe një telefon celular.

Sipas njoftimit, substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, rasti raportohet të ketë ndodhur të enjten pasdite.

“Oficeret korrektues kanë njoftuar se gjatë kontrollit në WC kanë gjetur 94 gramë marihuanë dhe një telefon celular. Njësiti i DHTN-Pejë ka konfiskuar substancën e dyshuar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua