Live

Gjendet granatë dore në Rahovec, largohet në mënyrë të sigurt nga FSK-ja

09:09 / 10 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të mërkurën pasdite në oborrin e një shtëpie në rrugën “Bejtullah Haxhiu” në Rahovec.

Sipas raportit policor, rreth orës 18:00, një burrë ka njoftuar autoritetet se gjatë punimeve me ekskavator ka hasur në një mjet të dyshimtë, që më pas është identifikuar si granatë dore e tipit A-6.

Njësitë policore kanë siguruar perimetrin e rrezikut, ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka tërhequr granatën në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.

Shpërndaje në

U Kopjua