Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e së martës në Vlorë. Sipas burimeve, viktima është i moshës 35-40 vjeç dhe është gjetur i vdekur nga kalimtarë të rastit në rrugë, në zonën e Shkollës Industriale.
Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.