Policia në Gjermani nuk ka konfirmuar nëse incidenti i sotëm ishte një sulm i qëllimshëm, vetëm se një veturë ka përplasur një grup njerëz dhe se një person është arrestuar.
Deri tani dyshohet për dy të vdekur.
Shteti gjerman ka një histori sulmesh gjatë vitit të kaluar:
Muajin e kaluar, një nënë dhe vajza e saj dyvjeçare u vranë nga një makinë në Mynih – një azilkërkues afgan 24-vjeçar u arrestua.
Në janar, një djalë 2-vjeçar dhe një burrë 41-vjeçar u vranë me thikë në një park në Aschaffenburg – u arrestua një 28-vjeçar nga Afganistani.
Në dhjetor, gjashtë persona u vranë dhe të paktën 299 u plagosën pasi një burrë futi një makinë në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg – i dyshuari ishte një azilkërkues saudit 50-vjeçar që kishte kritikuar Islamin.
Në gusht, tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në Solingen – autoritetet thanë se i dyshuari sirian ishte një anëtar i dyshuar i grupit të Shtetit Islamik.
Dhe një oficer policie u vra me thikë në Mannheim majin e kaluar. Gjyqi i të dyshuarit afgan filloi muajin e kaluar.