Gjermania është vendi kampion për dërgimin e remitancave.
30-35 përqind përbëjnë totalin e dërgesave të emigrantëve kosovarë nga 13.7 miliardë sa kanë dërguar ata nga 2008-ta.
Pas Gjermanisë, zë vend Zvicra me 18-20 përqind, pasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7-10 përqind dhe në përqindje më të vogël pasojnë Austria, Italia, Belgjika, Franca e Mbretëria e Bashkuar.
Ndër ekonomistë ka pikëpamje që dallojnë nëse remitancë konsiderohen edhe shpenzimet që diaspora bën gjatë pushimeve, apo janë vetëm dërgesat financiare që ata realizojnë e tëcilat cilësohen “infuzion financiar”.