Live

Gjesti shihet duke folur me veten, fansat të shqetësuar për gjendjen e tij

18:08 / 21 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një video e këngëtarit kosovar, Gjesti, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke u bërë virale.

Në këtë video, ai shihet duke biseduar me veten e tij në pasqyrë, duke shprehur mendimet e tij në një bisedë të qetë.

Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetin social ‘X’, ku fansat kanë spekuluar për arsyet pas këtij veprimi.

Disa prej tyre lidhen me efektet që mund të ketë pasur periudha e gjatë e izolimit, që Gjesti kaloi në Big Brother VIP Kosova 3 dhe Big Brother VIP Albania, duke menduar se mund të ketë ndikuar në mënyrën e tij të komunikimit dhe sjelljes.

Shpërndaje në

U Kopjua