Në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova ishte e ftuar drejtoresha ekzekutive për Shëndetin Publik në Uells, Dr. Ardiana Gjini, e cila ka prejardhje nga Gjakova.
Ajo tha se në Kosovë ka mjekë që janë të kualifikuar, por sipas saj nuk ka një sistem të mirëfilltë.
Gjini tha se që nga viti 2000 është rritur jetëgjatësia në Kosovë nga 67 në 76 vjet.
“Kemi mjek të kualifikuar, kemi motra dhe mjek që janë të zotë, të kualifikuar. Shëndeti i popullsisë ka përparuar shumë. Në vitin 1999 dhe 2000, jetëgjatësia ka qenë e pritshme mesatare ka qenë 67 vjet, tash është përmbi 76 vjet. Të arriturat janë të mëdha. Por nuk kemi sistem të mirëfilltë”, tha Gjini, transmeton Klankosova.tv
Ajo dha edhe detaje se si ka nisur studimet në shkallën Master, ku tha se sa ishte në Kosovë gjatë viteve 1999-2000, kur punonte me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ata e financuan për t’i kryer studimet nga distanca në fushën e epidemiologjisë.