Një shtetas i huaj me inicialet I.G. 23-vjeç është gjobitur në vlerë të 300 eurove nga policia në fshatin Bibaj të Ferizajt, të shtunën, pasi kishte shkelur rregullat e trafikut.
Në njoftimin e lëshuar të policisë thuhet se shtetasi i huaj, me veturën Opel Astra me targa vendore, ka tejkaluar disa automjete nga ana e djathtë.
“Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve”, thuhet në njoftim.