Live

Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet 66-vjeçari

09:46 / 22 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Pak minuta pas mesnatës së sotme, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, në fshatin Mramor të Prishtinës.

Njësitë policore të kryeqytetit, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur prova se kishte gjuajtje me armë.

“Hetuesit policorë të kryeqytetit kanë siguruar prezencën e të dyshuarit F.A, 66 vjeç, i cili i ka dorëzuar armët”, tha Policia në njoftimin për media, ku theksohet se i njëjti është arrestuar.

Ndërkaq, në koordinim me prokurorin, ndaj tij është iniciuar rast për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Shpërndaje në

U Kopjua