Live

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon nesër

08:43 / 19 Janar 2025

Nga Kosova Live

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vijojë edhe për katër ditët e para të javës së ardhshme.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të dalin përpara trupit gjykues në Hagë nga e hëna në të premten, në seancat që fillojnë në ora nëntë.

Javën që po lëmë pas, trupi gjykues iu rikthye seancave pas pushimit tre-javor, duke mbajtur vete tri seanca dhe një konferencë për media.

Ditën e mërkurë përfundoi dëshminë dëshmitari i 113-të në gjykim, i cili dha deklaratën e tij në sesion privat.

Për këtë dëshmitar pyetje shtesë ka parashtruar mbrojtja e Veselit, e përfaqësuar nga avokatja Collen Rohan, por nuk dihet se si ka vazhduar tutje, për shkak se ishte në sesion privat.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...