Live

Hajdari e ‘ashpër’ me deputetët e opozitës: Spo më leni me fol, s’keni edukatë komunikimi!

11:42 / 25 Maj 2023

Nga Kosova Live

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, i është përgjigjur akuzave të opozitës për keqpërdorime në këtë ministri.

Hajdari tha se është e befasuar nga ky diskutim që po ndodh në Kuvend, kur të njëjtit e dinë si është menaxhuar ky dikaster gjatë kohës së tyre.

“Vërtet me befason ky diskutim kur e dini si eshte menaxhu gjatë koalicioneve tuaja dhe si është sot. Dy vjet më pare na vendosen para përgjegjësisë më te larte, qeverisjen e vendit tonë”

“Unë do t’i përgjigjem cdo shpifje që ju thoni se ka. Ju shpifni për nuk argumentoni. Çfarë konkret kemi bë ne skandal në Dubai, tregoni fakte”

E njëjta i’u është kthyer ashpër deputetëve opozitarë, pasi të njëjtit i kanë ndërprerë fjalimin.

“Ju spo më leni me fol, s’keni edukatë komunikimi. Shpifjeve ju s’po më leni t’i përgjigjem” tha Hajdari

Shpërndaje në

U Kopjua