Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në një intervistë dhënë një mediumi në Shqipëri ka trajtuar zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe raportin në mes të dy kryeministrave, Kurtit dhe Rames.
Haliti e ka konsideruar si propagandë të stisur tendencën që Rama të paraqitet si më i afërt me Vuçiqin se sa me Kurtin.
“Unë mendoj që Edi Rama nuk ka pasur qëllim të keq kur e ka thënë atë…edhe pse nuk jam parë me të për ta pyetur se përse e tha, mirepo ne e kemi dëgjuar shumë mirë edhe qëndrimin e Edit në raport me Bashkimin Evropian i cili nuk pranoj të nënshkruaj pa u futur në deklaratën e BE-së edhe çështja e sulmit ose vrasjes së policit në veriun e Kosovës nga grupi terrorist“ deklaroj Haliti.
Në mes tjerash Haliti theksoj se unë besoj sqë Edi Rama është në krahë të Kosovës dhe normalisht unë nuk e besoj që ka diçka kundër Kurtit./kosovalive.net/