Live

Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë

19:28 / 05 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se prej që Lëvizja Vetëvendosje ka qeverisur në Kosovë, vendi është katandisur keq.

Ai ka thënë edhe se kaq duhet të shohin votuesit e kësaj partisë, pasi që, siç ka deklaruar Hamiti, ‘‘kosovarët e tjerë’’ por edhe e ‘’gjithë’’ bota, tashmë e kanë parë.

Postimi i plotë:

Kush nuk e ka festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës? Vetëvendosja e Albin Kurtit.

Në kohën e cilës Qeveri Kosova është vënë nën sanksione të rrepta ndërkombëtare? Të Vetëvendosjes, natyrisht.

Cila Qeveri e ka shkelur më së shpeshti Kushtetutën e Republikës së Kosovës? E Vetëvendosjes, natyrisht.

Cila Qeveri është më e korruptuara në historinë e vendit tonë? Qeveria e Albin Kurtit.

Kosova është katandisur keq prej kur vendin tonë e ka drejtuar Vetëvendosja. Kaq duhet të shohin votuesit e saj. Kosovarët e tjerë dhe e gjithë bota e kanë parë tashmë.

Shpërndaje në

U Kopjua