Live

Haradinaj: Bajram Qerkini do të kujtohet për guximin dhe kërkimin e drejtësisë

14:15 / 24 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, shprehu pikëllim për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit, një njeri i urtë dhe i palëkundur që e kërkoi gjithmonë të vërtetën për fatin e djalit të tij dhe të gjithë të zhdukurve të tjerë.

Ai theksoi se Qerkini do të mbahet mend për guximin dhe forcën e tij në kërkimin e drejtësisë, duke shtuar se ata do të vazhdojnë rrugën e tij.

Haradinaj shprehu ngushëllime familjes Qerkini dhe të gjithëve që e njohën.

Shpërndaje në

U Kopjua