Live

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

10:26 / 09 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vendimet e fundit në Kuvend.

“Ne veç kemi përgatitur një kërkesë për vlerësimin. Do t`i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që me e vlerësu kushtetutshmërinë e vendimeve të marrura në Kuvend. Pra, si rasti për mosvotimit të komisionit për votim të fshehtë dhe gjitha vemdimet tjera paraprake bazuar në procesverbalin e seancave”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua