Kryetari i AAK-së është treguar i ashpër ndaj kreut të VV-së, duke e quajtur edhe mashtrues.
Ramush Haradinaj u pyet nga gazetarët mbi ngërçin aktual dhe takimet me liderë dhe për këtë ai u shpreh, se Albin Kurti po i mban peng, transmeton klankosova.tv.
“Kjo pyetje duhet me iu bë veç një njërit, mashtruesit, Albin Kurtit, Për mua nuk është befasi. Mashtruesi s’mundet pa kufi me u tallë me një vend. Po e mban peng Kosovën. Le të mbushemi mend një herë e përgjithmonë”