Live

Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq Kosovës

11:57 / 09 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosja po e mbajnë peng shtetin.

Pas dështimit të seancës konstituive, Haradinaj para mediave tha se Kurti e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq Kosovës.

“Ne jemi peng i VV-së dhe Kurtit. Ai nuk e ka shumicën politike, nuk dëshiron me e bë. Komisioni për votim të fshehtë u bë pa dakordim të kuvendit, edhe presidentja tha,. Kërkojmë me u kthy në kushtetueshmëri, jemi peng i tij. Ai e ka nda mendjen me bo keq për Kosovën”.

“Nuk ka nevojë për mocion, këta munden vetëm me u tërheq”, u shpreh kreu i AAK-së, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua